KK Fati dhe AsiArt me 6 medalje në kampionatin shtetëror të Karatesë

Klubi i Karatesë Fati dhe AsiArt vazhdojnë shkëlqimin dhe grumbullimin e medaljeve në sportin e karatesë në vendin tonë. Në kampionatin shtetëror për fëmijë të grupmoshave nga 10-13 vite, të dyja klubet arritën që të rrëmbejnë në total 6 medalje.

Fati nga Tetova mori pjesë me 5 garues dhe arritë stoliset me 3 medalje. Aldina Abazi, Aldin Abazi dhe Muhamed Selami ishin garuesit e KK Fatit që fituan medalje në këtë kampionat, ndërsa morën pjesë edhe Erman Selmani dhe Qerim Imeri. Garuesit i udhehoqi kampioni aktual europian per U21 Doan Osmani.

Ndërkohë Klubi i Karatesë AsiArt që është themeluar vetëm disa vite më parë nga karateisti i njohur nga Gostivari, Berat Jakupi, gjithashtu mori pjesë me 5 garues në këtë kampionat dhe arriti të “rrëmbejë” tre medalje, nga ato dy të arta dhe një të argjendtë. Redon Sefuli, Sejdulla Fidani dhe Amina Abduraimi ishin fituesit të medaljeve, përderisa paraqitje solide kishin edhe dy garuesit tjerë si Rinor Zeqiri dhe Liridon Ibraimi.

Fituesit e vendeve në çdo kategori do të marrin pjesë në Kampionatin Ballkanik që do të mbahet në fund të muajit maj në Banja Lluka.

Leave a Reply