ZYRTARE, ndahen Allegri dhe Juve

Masimiliano Allegri largohet nga Juventusi në fund të këtij sezoni, njoftuan nga klubi torinez. Nesër trajneri dhe presidenti Andrea Anjeli do të dalin në një konferencë të përbashkët, në të cilën do të shpalosin detaje.

Gjatë javëve të fundit kishte shumë informacione të ndryshme për mosmarrëveshje midis trajnerit dhe drejtuesve të Juves, ndërsa takimi i paralajmëruar vazhdimisht shtyheshe.

Vetëm një javë më parë Allegri tha se dëshiron të mbetet në Torino dhe se është i gatshëm për të ndërtuar një “Juventus të ri”.

Strategu italian me Juventusin u shpall 5 vite rradhazi kampion, fitoi 4 kupa të Italisë dhe dy SuperKupa.

Megjithatë Juve me Allegrin në krye nuk arriti që të triumfojë në Ligën e Kampionëve, edhe përkundër faktit se në dy raste luajti në finalen e madhe.

Leave a Reply