Momenti më i bukur i ditës, futbollistët e Shkëndijës bashkë me pronarin Lazim Destanin festojnë “kuqezi” titullin kampion (VIDEO)

Shkëndija edhe pse që disa javë më parë kishte siguruar titullin e kampionit, sot në ndeshjen e fundit të zhvilluar si vendas përballë Akademia Pandevit pranoi trofeun e titullit kampion, që është i treti në historikun e skuadrës tetovare, njofton “infOSport.mk”.

Shkëndija festën “kuqezi” e rumbullaksoi paraprakisht edhe me fitoren 4:1 ndaj Akademia Pandevit, duke bërë që e njëjta të jetë më e plotë.

Fitorja e sotme ndaj skuadrës nga Strumica ishte e 24-ta nga gjitshej 35 ndeshje, duke ruajtur kryesimin bindshëm para rivalit për titull, Vardarit. Plotë 16 pikë është dallimi midis këtyre dy skuadrave, me Shkëndijën që tashmë dy vite me rradhë po feston titullin kampion, prej kur se në krye të kësaj skuadre qëndron kompania e fuqishme me famë botërore, “Ecolog”.

Ai momenti kur Lazim Destani ngjitet në binë

Ai momenti kur Lazim Destani ngjitet në binë dhe bashkë me futbollistët ngritin lartë trofeun e titullit kampion. Vërtetë momente të bukura këto, me festën "kuqezi", që tashmë për të dytin vit me rradhë realitet po e bënë Shkëndija dhe "Ecolog" me në krye Haxhi Lazim DESTANIN….Urime Shkëndijë titulli kampion edhe nga infOSport.mk….

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 19 май 2019 г.

E këtu nuk kishte se si të mos ishte prezent edhe numri një i kësaj kompanie gjigande, z. Lazim Destani, i cili bashkë me futbollistët e tij, ashtu sikurse edhe vitin e kalluar festoi titullin e kampionit, me shpresë se këtë vit Shkëndija do të bëjë atë hapin e madh dhe do të sigurojë një vend për në grupet e Liga Europa, e pse jo edhe të Ligës së Kampionëve, ku fillimisht do të mësojë emrin e kundërshtarit në kuadër të eliminatoreve. Deri atëherë Shkëndijës i mbetet ta pret edhe përballjen e fundit të sezonit 2018/2019 kundër rivalit lokal, Renovës, që në program është javën e ardhshme dhe njëkohësisht të shijojë këto ditë feste, që Tetovën do ta ngjyrosin me ngjyrat më të bukura në Botë, ato “kuqezi”.

Urime Shkëndijë titulli kampion edhe nga “infOSport.mk”…..

Leave a Reply