Mexhit Neziri mbyll aventurën me Ventspilsin e Letonisë

Mbrojtësi tetovar Mexhit Neziri ka vendosur të mbyllë aventurën në elitën e futbollit të Letonisë. 28 vjeçari për arsye personale ka folur me drejtuesit e FK Ventspils dhe me marrëveshje të dyanshme kanë gjetur akord për fund të bashkëpunimit. Neziri në fillim të muajt të ardhshëm kthehet në Tetovë si futbollist i lirë në pritje të ofertave për sezonin e ardhshëm. Njëri prej mbrojtësve të djathtë më të mirë në vend u transferua te FK Ventspils verën e viti 2018 dhe tashmë ka mbyllur gjysmën e parë të sezonit të tij të dytë në elitën e futbollit letonez (kampionati në Letoni zhvillohet paralel me vitin kalendarik).

Kjo ishte eksperienca e dytë e Mexhit Nezirit jashta vendit pasi sezonin 2015/2016 ishte pjesë e Dacias në Moldavi, ndërsa në futbollin vendor ishte pjesë e Teteksit, Dritës së Bogovinës, Shkëndijës dhe Renovës.

Leave a Reply