ZYRTARE, vjen largimi i parë te Shkëndija

Ka ardhur edhe largimi i parë nga rradhët e skuadrës kampione të Shkëndijës, njofton “infOSport.mk”. Bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut të djathtë Bllagoja Todorovski, i cili ka vendosur që karrierën e tij ta vazhdojë në Superligën shqiptare, duke firmosur kontratë me skuadrën e Teutës.

Do të jetë kjo eksperienca e dytë ndërkombëtare për 33-vjeçarin Todorovski, i cili në të kaluarën ka luajtur edhe në Rumani me skuadrat si Dinamo Bukuresht dhe Gloria Bistrita, teksa gjatë karrierës së tij gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e Rabotniçkit, Sileksit dhe Renovës.

Todorovski pjesë e Shkëndijës ishte për 4 vite të plota, ndërsa vitin e kaluar për 3 muaj u huazua te Rabotniçki.

Todorovski bëhet futbollisti i dytë që nënshkruan me Teutën e Blendi Shkëmbit brenda pak ditëve, pasi ditë më parë skuadrës durrsake iu bashkua edhe Rustem Hoxha i Luftëtarit.

 

Leave a Reply