Elif Elmaz i bashkohet Bardhit në La Liga!?

Elif Elmaz me paraqitjet e tij gjatë këtij edicioni me fanellën e Fenerbahçes, por edhe të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të njohura europiane, përcjellë “infOSport.mk”.

Sipas asaj që raporton “Estadio Deportivo”, Sevilja është në “pole-position” për të siguruar shërbimet e talentit shkupjan. I njëjti burim bënë me dije se skuadra andaluziane është e gatshme të ofrojë plot 15 milionë euro, plus kartonin e Simon Kjaer vetëm që Elmas të vesh fanellën e tyre.

Kartoni i Elmaz nga drejtuesit e Fenerbahçes vlerësohet në rreth 10 milionë euro, teksa interes për të kanë shfaqur edhe dy skuadrat e “Seria A”, Inter dhe Lacio.

Në rast se Elmaz firmos me Seviljën, 19 vjeçari do të bëhej futbollisti i dytë nga Maqedonia e Veriut që do të luante në La Liga, pas shqiptarit Enis Bardhi, i cili aktivizohet me Levanten.

Leave a Reply