Sebino Plaku prezantohet te Llapi

Skuadra e Llapit ka arritur të siguroj shërbimet e njërit prej sulmuesve më të mirë dhe më me përvojë në Shqipëri, i cili ka edhe karrierë ndërkombëtare. Bëhet fjalë për Sebino Plakun, i cili me skukadrën nga Podujeva ka firmosur kontratë 1 vjeçare.

34-vjeçari Plaku është një sulmues i spikatur, i cili mund të luaj edhe si sulmues krahu, ndërsa te Llapi shihet si zëvendësim për Ahmed Januzin e larguar.

Plaku ka një karrierë shumë të ndritshme, duke pasur parasysh se ka luajtur për skuadrat më të mira në Shqipëri, si Kukësi, Partizani, Skënderbeu, ndërsa gjithashtu kishte veshur fanellën e skuadrave si Apolonia të Fierit, Dinamo Tiranës, Korabit, Kastriotit, Flamurtarit, Besëlidhjes, Kamzës, nga e cila skuadër edhe u transferua te Llapi.

Rikujtojmë gjatë karrierës së tij, Plaku kishte luajtur edhe jashtë Shqipërisë, me Ham Kam në Norvegji dhe Slask Vroclav në Poloni.

Leave a Reply