ZYRTARE, Mbella vazhdon karrierën në Qipro

Sulmuesi kamerunas me pasaportë franceze, Emanuel Mbella, i cili së fundmi ishte pjesë e Renovës, karrierën e tij e ka vazhduar në Qipro, duke nënshkruar kontratë me ekipin e Ermis, ku më parë kishin luajtur edhe dy futbollistët më të spikatur të Shkëndijës, Besart Ibraimi dhe Armend Alimi.

Siç mëson “infOSport.mk”, sulmuesi 27-vjeçar me Ermis Aradippou ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare, me opcion vazhdimi edhe për një vit tjetër, ndërsa në këtë transferim ndikoi menaxheri nga Kërçova, Blerim Sadiku.

Mbella sezonin e fundit me Renovën zhvilloi 29 ndeshje, duke regjistruar edhe 2 gola dhe 5 asistime, ndërsa është kjo hera e dytë që largohet nga Maqedonia, pasi edhe në fillim të vitit 2018-të vendosi që të braktis FC Shkupin, për Gjilanin nga Kosova.

Ndryshe Mbella në Maqedoni përveç me FC Shkupin dhe Renovën, ka luajtur edhe me Sileksin.

Leave a Reply