Emini nga Turqia flet si futbollistë i Dritës

Izair Emini që ditë më parë kishte firmosur kontratë me skuadrën e Dritës nga Superliga e Kosovës, ndërsa drejtuesit e skuadrës nga Gjilani prezantimin e tij përmes një video materiali në rrjetin social “facebook” e bënë vetëm gjatë ditës së sotme.

Ish futbollisti i Shkëndijës me Dritën ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, ndërsa për “infOSport.mk” për herë të parë foli si futbollistë i kësaj skuadre.

“Normalisht jam shumë i kënaqur me kushtet që më kanë ofruar nga skuadra e Dritës. Ambiciet e klubit, sipas asaj që më thanë drejtuesit e klubit, janë titulli kampion, kupa, ose minimumi dalja në Europë, por mendoj se kemi ekip që të kthejmë titullin përsëri në Gjilan dhe ti gëzojmë tifozët tanë përsëri” – tha enkas për “infOSport.mk”, Izair Emini, i cili aktualisht ndodhet në Antalia të Turqisë për pushime.

Te Drita e Gjilanit, Emini do të gjejë Ardian Nuhiun, por kësaj rradhe në rolin e trajnerit dhe jo si bashkëlojtarë, me të cilin në vitin 2011-të, duke mbrojtur ngjyrat e Shkëndijës, ishin shpallur kampion të Maqedonisë. Kush e din, ndoshta kjo dyshe bashkë është e lindur për tituj, ndaj nuk është çudi nëse në fund të sezonit shohim Dritën duke festuar ndonjë titull!

Leave a Reply