Struga Trim Lum godet fuqishëm në merkato, prezanton sulmuesin Kirovski

Struga Trim Lum gjatë ditës së sotme edhe zyrtarisht do të nis përgatitjet për sezonin e ri, ndërsa bashkë me të drejtuesit e kësaj skuadre kanë prezantuar edhe përforcimin e dytë, pas Emran Ramadanit të Renovës, njofton “infOSport.mk”.

Emër i ri në rradhët e skuadrës strugane në sezonin debutues në Ligën eParë Futbollistike të Maqedonisë, do të jetë sulmuesi Hristijan Kirovski, që së fundmi ishte pjesë e Makedonija GJ.P.

Ai te Struga Trim Lum vjen si futbollistë i lirë, ndërsa karriera e tij e bujshme dhe të dhënat statistikore, flasin se drejtuesit e kësaj skuadre kanë bërë një zgjedhje të duhur për repartin e sulmit.

Kirovski në elitën e futbollit vendor numëron mbi 50 gola të shënuar, ndërsa edicionin e fundit me Makedonija GJ.P në 32 ndeshje arriti që të realizojë 11 gola, duke rezultuar si golashënuesi më i mirë i skuadrës shkupjane.

Kirovski me Struga Trim Lum ka firmosur kontratë një vjeçare, ndërsa burime të “infOSport.mk” bëjnë me dije se gjatë ditës mund të prezantohen së paku edhe dy futbollistë mjaft cilësorë.

Leave a Reply