Brazil prek finalen, Argjentina e Messit dështon sërish (VIDEO)

Brazili është kualifikuar për në finalen e madhe të “Copa America” pas fitores 2:0 ndaj Argjentinës dhe tashmë pret emrin e kundërshtarit që do të diskutohet midis Kilit dhe Peru-së, njofton “infOSport.mk”.

Autorë të golave për Brazilin ishin dy futbollistët e dy skuadrave më të mira nga Premierliga, Gabriel Zhesus i Mançester Sitit dhe Roberto Firmino i Liverpullit, të cilët shënuan nga një gol në secilën pjesë.

Zhesus shënoi në minutën e 19-të pas një kundërzbritje të shpejtë, ndërsa i njëjti asistoi edhe në golin e dytë të shënuar nga Firmino në minutën e 71-të.

Në dy raste traverza ishte aleate e portierit brazilian, pas goditjeve të Serhio Aguero dhe Lionel Messi, i cili sërish dështoi me fanellën e Argjentinës.

Në këtë mënyrë Brazili do të zbres në “Marakana” në kërkim të trofeut të 9-të në kuadër të “Copa America”, teksa Argjentina do të luftojë për vendin e tretë.

Leave a Reply