Interi bënë goditjen e madhe në merkato!

Sulmuesi belg i Mançester Junajtedit, Romelu Lukaku mund të konsiderohet si një futbollistë i ri i Interit. Të paktën kështu raporton prestigjiozja spanjolle, “AS”, sipas së cilës “zikaltërit” kanë arritur marrëveshje me drejtuesit e skuadrës angleze për një shumë prej 80 milion euro, që njëherit është edhe blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit nga Milano.

Transferimi eventual i Lukaku do të shtynte drejt largimit Mauro Ikardin, i cili nuk bënë pjesë në planet e trajnerit të ri, Antonio Konte.

Mirëpo dëshira e drejtuesve të Interit është që në sulm të kenë edhe boshnjakun e Romës, Edin Xheko, për të cilin janë të gatshëm të harxhojnë 10 milion euro, gjysmën e asaj që kërkojnë drejtuesit e “Ujkeshës Romake”.

Leave a Reply