Kukësi i Eminit dhe Lenës vazhdon të mbetet i pathyeshëm

Ekipi i Kukësit ku militojnë dy futbollistët shqiptarë nga Maqedonia, Nijas Lena dhe Izair Emini, edhe pas plotë 26 xhirove në Superligën shqiptare, vazhdon të mbetet i pathyeshëm në garën për titullin e kampionit, njofton “infOSport.mk”.

Lena dhe Emini sonte me skuadrën e tyre barazuan 1:1 në transfertën në Korçë ndaj kampionëve në fuqi të Skëndërbeut, të cilët nuk shfrytëzuan terenin vendas dhe epërsinë që e kishin deri në minutën e 89-të, për ti rrëmbyer pozitën e parë skuadrës nga verilindja e Shqipërisë.

Ndryshe ndeshja filloi mirë për Skënderbeun që gjeti golin pas 14 minutave lojë me anë të kosovarit Liridon Latifi, derisa Kukësi golin e barazimit e gjeti një minutë para fundit të takimit me anë të rezervistit brazilian, Elton Kale, shkruan “infOSport.mk”.

Nijas Lena takimin e nisi nga minuta e parë, mirëpo duke u zëvendësuar në minutën e 76-të nga Lushtaku, derisa Emini në këtë ndeshje u inkuadrua nga bankina kur në minutën e 64-të zëvendësoi malazezin Dvornekoviç.

Kukësi me 13 fitore dhe 13 barazime me 52 pikë kryeson renditjen para Skënderbeut që ka 50 pikë dhe Partizani i vendit të tretë që ka 49 pikë, mirëpo edhe një ndeshje më pak, atë kundër Korabit në transfertë që në program është të dielën.

Leave a Reply