Festim Alidema i bashkohet Ejupit te Slaven Belupo

Festim Alidema është një futbollistë i ri i skuadrës kroate të Slaven Belupo, aty ku do ti bashkohet sulmuesit shkupjan, Muzafer Ejupi, i cili gjithashtu gjatë kësaj merkatoje iu bashkua kësaj skuadre nga rradhët e Osijekut, njofton “infOSport.mk”. Futbollisti i talentuar kosovar me skuadrën nga elita e futbollit kroat ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare, ndërsa Slaven Belupos i bashkohet nga rradhët e Llapit.

“Jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e Slaven Belupos. Do të jap gjithçka nga vetja për të arsyetuar besimin e njerëzve që më sollën në këtë klub dhe se gjithë së bashku të realizojmë synimet që i kemi para vetes. Kam ardhur këtu për të shënuar dhe për të ndihmuar skuadrën për të fituar” – ka thënë Alidema në intervistën e tij të parë si futbollistë i Slaven Belupos.

Edicionin e kaluar, Alidema me fanellën eLlapit është paraqitur në 30 ndeshje në Superligën e Kosovës, ku ka realizuar 12 gola dhe ka dhuruar 6 asistime.

Rikujtojmë për shërbimet e Alidemës interesohej edhe Shkëndija e Tetovës.

Leave a Reply