Futbolli vendor përfiton rastin për tu promovuar në gjithë rajonin!

Ndeshjet e Ligës ë Parë Futbollistike të Maqedonisë për herë të parë në histori do të emitohen në kanalin rajonal sportiv”Arena Sport”. Kjo don të thotë se shikues nga i gjithë rajoni i Adriatikut, apo një auditorium prej më shumë se 10 milion shikues do të kenë mundësinë të shohin ndeshjet e ligës tonë.

E gjithë kjo klubet tona i bënë më atraktive edhe për sponzorët, të cilët përmes sponzorimit të ndonjë klubi nga Liga e parë do të kenë mundësinë e promovimit rajonal.

“Këtë marrëveshje që e arriti Federata e Futbollit të Maqedonisë së bashku me përfaqësuesit e klubeve nga Liga e Parë duhet të jetë një stimul i fuqishëm për zhvillimin e futbollit në vend. Klubet shumë më lehtë do të mund të vijnë deri tek sponzorët, futbollistët do të jenë nën vëzhgim nga ana e klubeve tjera apo menaxherë nga rajoni, arbitrët, delegatët, të gjithë në një farë mënyre do të kenë presion pozitiv apo vetë kontroll, duke e ditur se ndeshjet ndiqen në gjithë rajonin. Me këtë Liga jonë e parë hapet edhe për rajonin dhe përfiton mundësinë e zhvillimit që deri më tani nuk e ka pasur. Duhet të pranojmë se futbolli pa përkrahje serioze financiare nuk mund të zhvillohet, e as që klubet tona të jenë konkurrues në nivel europian” – konsideron Presidenti i Federatës së Futbollit ë Maqedonisë, Muhamed Sejdini.

Në projektin për të drejtat televizive nga Liga e Parë Futbollistike  do të përfshihet edhe servisi ynë publik (TVM). Dy ndeshje nga çdo xhiro (e shtunë dhe ediel) do të emitohen edhe në TVM, shtëpi kjo që do të mbulojë gjithë teritorin e shtetit tonë me transmetime të drejtëpërdrejta në gjuhën maqedone.

Kjo marrëveshje është pjesë e strategjisë së zhvillimit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, në të cilën shtyllat kryesore janë zhvillimi i Ligës së Maqedonisë të futbollit, nxitja e zhvillimit të kategorive të reja, më shumë transparencë dhe krijimi i kushteve për gara fer dhe korrekte.

Futbolli i Maqedonisë rikthehet në ekranet televizive përmes transmetimeve të drejtëpërdrejta me shpresë se me këtë vendim, sporti më i vjetër dhe më i popullarizuar në vendin tonë do të popullarizohet edhe më shumë tek të rinjët dhe se do të marrë vëmendjen e merituar nga i gjithë opinioni.

Leave a Reply