Juve josh me 3 super futbollistë Junajtedin për Pogban!

Juventusi është futur fuqishëm në garë për të nënshkruar me mesfushorin francez të Mançester Junajtedit, Poll Pogba.

“Zonja e Vjetër” po e kërkon rikthimin e francezit në Torino, pasi ky i fundit u largua tre vite më parë.

Kampionët e Italisë kanë dalë me një ofertë zyrtare në drejtim të skuadrës angleze, duke i ofruar tre super futbollistë. Fjala është për Paulo Dybala, Blaise Matuidi dhe Mario Manxhukiç.

Drejtori sportiv Fabio Paratici ka udhëtuar drejt Anglisë së bashku me Pavel Nedved për të negociuar me “Djajtë e Kuq” në këtë drejtim.

Mbetet të shihet nëse Junajtedi do ta pranojë këtë ofertë shkëmbimi nga “Zonja e Vjetër”, që me çdo kusht dëshiron të rikthehet fuqishëm në futbollin europian dhe të rikthejë trofeun e Ligës së Kampionëve në Itali.

Leave a Reply