Eros Grezda gjithnjë e më larg Glazgou Renxhersit!

Eros Grezda është pranë largimit nga “Ibrox” në drejtim të Francës, gjithnjë sipas agjentit të tij.

Reprezentuesi shqiptar nuk ka startuar për skuadrën e Stiven Zherard që nga muaji dhjetor dhe nuk ka luajtur që nga muaji prill.

Por, 24-vjeçari, i cili ka edhe tre vite të mbetura në kontratë me Renxhers, pritet të largohet nga Skocia, shkruan Zëri.info.

“Ne kemi disa mundësi për Erosin”, tha agjenti Ives Cakarun.

“Duket se ai do të largohet nga klubi shumë shpejt. Janë disa klube franceze të interesuara, por ne duhet të presim dhe të shohim se kujt Erosi do t’i bashkohet”, vlerësoi Cakarun.

“Ai dëshiron ta zgjidh të ardhmen shpejt. Erosi dëshiron të luajë në nivele të larta. Është mëkat që ai nuk kishte shanset e tij në Glazgou”, përfundoi ai.

Ndryshe, Grezda u transferua në Rangers vitin e kaluar nga skuadra kroate e Osijek.

Leave a Reply