Fazlagiq dëmtohet, probleme edhe për Milevskin

Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë së Veriut nuk do të mund të llogaritë në shërbimet e njërit prej futbollistëve më të mirë si Enis Fazlagiq për ndeshjet eliminatore të Kampionatit Europian për shkak të një dëmtimi serioz që pësoi futbollisti te skuadra e Zhilinës në kampionatin sllovak.

Seleksionuesi Blagoja Milevski do të detyrohet të gjejë një alternativ tjetër për repartin e mesfushës, pasi Fazlagiq do të jetë në pauzë, pasi sërish ka lënduar këmbën e djathtë. Mesfushori ka kryer operimin e dytë, ndërsa tashmë rikuperimi pritet të zgjasë 2 muaj. Shpresat e vendit në shtator do të luajnë kundër Ishujt Faroe, ndërsa në tetor përballen me Malin e Zi dhe Kazakistanin.

Leave a Reply