Gjilani me Muhamed Useinin prezanton fanellat për edicionin 2019/2020 (FOTO)

Skuadra e Gjilanit, pjesë e së cilës në sezonin e ri futbollistik do të jetë edhe mesfushori tetovar, Muhamed Useini, gjatë ditës së sotme ka prezantuar fanellat e reja, me të cilat do të paraqite në ndeshjet e edicionit 2019/2020.

Skuadra nga Gjilani në sezonin e ri do të luaj me fanellat e markës spanjolle të veshjeve “Joma”.

Fanella e parë dhe e dytë vazhdon të jetë ajo me ngjyrat tradicionale, “kuq e bardhë”, ndërsa ajo e treta do të jetë më ngjyrën vjollcë.

Pjesë e foto sesionit ishin kapiteni Ylber Kastrati, sulmuesi Bedri Greca, portieri Shkëlzen Ruçi si dhe mesfushori Muhamed Huseini, i cili gjatë kësaj merkatoje u transferua nga rradhët e Renovës, duke u bërë një ndër futbollistë më të paguar në futbollin kosovar.

Sezoni i ri në Superligën e Kosovës starton këtë fundjavë, ndërsa Gjilani ndeshjen e parë do ta zhvillojë të dielën (18 gusht) në transfertën në Mitrovicë kundër Trepça ’89.

Leave a Reply