Struga Trim Lum mund Dritën dhe paralajmëron Renovën

Struga Trim Lum gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar një miqësore luksi me Dritën e Bogovinës, në të cilën trajneri Jeton Beqiri vendosi të inkuadrojë në lojë disa prej futbollistëve të rinj, të cilët  presin rastin për të ndihmuar skuadrën edhe në ndeshjet kampionale në sezonin debutues në mesin e më të mirëve, njofton “infOSport.mk”.

Struga Trim Lum në Ligën e Parë debutoi me fitore 2:1 ndaj Rabotniçkit, ndërsa me po të njëjtin rezultat të mërkurën në stadiumin në Ladorishtë mundi Dritën e Bogovinës.

Që të tre golat në këtë ndeshje u shënuan gjatë pjesës së dytë, ndërsa Struga Trim Lum deri tek fitorja erdhi me përmbysje, falë golave të shënuar nga Agon Hajredini dhe Azdren Mena.

Kjo fitore duhet të ketë kënaqur edhe trajnerin Beqiri, i cili tashmë me siguri se ka përgatitur strategjinë e duhur edhe për Renovën, kundërshtarin e dytë në sezonin e ri, ndaj së cilës do të luaj të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë.

Leave a Reply