Sadio Mane tregon vlerat e mëdha si në fushë, ashtu edhe jashtë saj (VIDEO)

Liverpulli mbrëmë në vitrinat e saja shtoi edhe një trofe europian, duke triumfuar në kuadër të SuperKupës së Europës. “Redsat” në finalen e Stambollit  mundën Çelzin, edhe atë vetëm pas penaltive, pasi ndeshja në kohën e rregullt dhe në vazhdimet dy herë nga 15 minuta u mbyll me barazimin 2:2.

Që të dy golat për Liverpullin në këtë ndeshje i realizoi Sadio Mane, duke treguar edhe njëherë tjetër vlerat e mëdha si futbollistë, ndërsa gjesti që bëri me djaloshin që priste topa, e bënë të madh atë edhe jashtë fushave të futbollit.

Derisa Mane po qëndronte në stol, për një çast para tij kaloi një djalosh, që po kapte topat, ndërsa të njëjtin e gëzoi duke i dhuruar fanellën e tij që e mbante pas shpine.

Përveç kësaj Mane i dhuroi edhe një përqafim djaloshit duke sjellë jo pak reagime pozitive për natyrën e tij jo pak humane.

 

Leave a Reply