Rabotniçki përballë FC Shkupit edhe me sulmuesin e Crvena Zvezdës, Strahinja

Rabotniçki në prag të ndeshjes së nesërme kundër FC Shkupit në kuadër të xhiros së dytë në LPFM do të jetë më i fuqishëm edhe për sulmuesin e Crvena Zvezdës, Strahinja Krstevski.

Ky i fundit te “romantikët” ishte transferuar që më parë, mirëpo për shkak dokumentacionit jo të kompletuar, ai nuk pati të drejtë loje në ndeshjen e javës së parë kundër Struga Trim Lum. Megjithatë tashmë gjithçka është në rregull dhe i njëjti do të ketë të drejtë loje për ndeshjen kundër FC Shkupit, skuadër kjo që ka kujtime të mira nga ndeshja e fundit kundër Rabotniçkit në arenën “Todor Proeski”.

Mbetet të shihet nëse i njëjti do të marrë besimin e trajnerit Aleksandar Vlaho, qoftë edhe nga bankina.

Ndeshja midis Rabotniçkit dhe FC Shkupit në program është nesër me fillim në ora 17:00.

Leave a Reply