Kampionët e Maqedonisë dhe Kosovës zhvillojnë miqësore luksi në Shkup

Skuadra kampione e Maqedonisë së Veriut në futsal, Futsal Shkupi të enjten (22 gusht) do të përballet me kampionët e Kosovës, Liburni FC, njofton “infOSport.mk”.

Do të jetë kjo kontrolluesja e tretë për skuadrën nga Çairi në prag të ndeshjeve paraeliminatore të Ligës së Kampionëve, që me siguri trajnerit Lekiq do ti shërbejë  për të formuluar listën përfundimtare prej 15 lojtarëve që do mbrojnë ngjyrat “bardhekaltër” nga data 28 deri me 31 gusht në turneun që do të organizohet në Shkup, e ku do të marrin pjesë edhe ekipet si Lokomotiv Daugavpils nga Letonia, Kardif Universiteti nga Uellsi dhe Enkamp nga Andora.

Rikujtojmë skuadra e Futsal Shkupit në prag  të këtij turneu parakualifikues zhvilloi edhe dy ndeshje të tjera kundër skuadrës serbe të Zufo, ndaj të cilëve regjistruan dy fitore. Fillimisht si mysafir në Bujanoc, Futsal Shkupi shënoi fitore 6:3, ndërkohë në Shkup, rezultati përfundimtarë ishte 8:2 në favor të “bardhekaltërve”.

Ndeshja midis Futsal Shkupit dhe Liburnit nga Gjakova do të zhvillohet të enjten me fillim në ora 21:00 në palestrën “Kale”.

Leave a Reply