Kumanovari Aliji bëhet me skuadër të re

Mbrojtësi kumanovar, Naser Aliji karrierën e tij ka vendosur ta vazhdojë në kampionatin hungarez te skuadra e Honved Budapest, duke nënshkruar një kontratë 3-vjeçare.

Mbrojtësi i majtë, Aliji ka ndryshuar gjashtë skuadra nga viti 2015 deri në vitin 2019.

Sezonin e kaluar ai ishte pjesë e Dinamo Bukureshtit në ligën e parë të futbollit rumun, por pavarësisht  paraqitjeve të mira ai e prishi kontratën në fund të sezonit, ndërsa tashmë ka kaluar në kampionatin hungarez, aty ku më parë u transferua edhe mbrojtësi i Shkëndijës, Visar Musliu, i cili u transferua te MOL Fehérvár FC.

Ka qenë vetë Aliji, që përmes rrjeteve sociale e ka zyrtarizuar kalimin tek ky klub.

“Për fat të mirë, unë dua t’iu informoj se një kapitull i ri në jetën time do të nisë tani”.

“Me shumë krenari i bashkohem Honved Budapest. Mezi po pres të nis aventurën time të re në Hungari dhe premtoj se do të jap maksimumin për këtë klub të madh”, – kishte shkruar Aliji.

Leave a Reply