Shihni 11 golat e Futsal Shkupit ndaj Encamp (VIDEO)

Futsal Shkupi mbrëmë ndaj skuadrës kampione të Andorrës, Encamp shënoi fitoren më të thellë në arenën ndërkombëtare. “Bardhekaltërit” nga Çairi shënuan fitore 11:1, ndërsa përveç kësaj ata dhuruan spektakël, që në disa momente krijonte një atmosferë të zjarrtë në palestrën “Kale”, shkruan “infOSport.mk”.

Rexhep Sulejmani dhe Erkan Seferi ishin në element, duke shënuar nga 3 gola, teksa në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Taulant Ismaili, Dragan Petroviç, Aleksandar Gligorov, Erkan Shabani, ndërsa ishte gjithashtu këtu edhe një autogol i San Segundo.

HIGHLIGHTS: FUTSAL SHKUPI – ENCAMP 11:1

Shihni goleadën në palestrën "Kale", aty ku sonte Futsal Shkupi demoloi kampionët e Andorrës, Encamp me rezultatin 11:1

Публикувахте от Futsal Shkupi в Четвъртък, 29 август 2019 г.

Me këtë fitore Futsal Shkupi udhëheq tabelën e klasifikimit në grupin “B” me 6 pikë dhe një gol averazh 16:1, ndërsa menjëherë pas tyre me të njëjtin numër të pikëve renditet skuadra e Lokomotiva Daugavpils, që gjithashtu ka 6 pikë.

Pikërisht skuadra letoneze do të jetë kundërshtari i fundit i skuadrës kampione të Maqedonisë së Veriut në ndeshjen e së shtunës, kur edhe përfundimisht do të vendoset se cila prej këtyre dy skuadrave do të zë vendin e parë dhe do të kalojë në raundin e dytë të garave të Ligës së Kampionëve në futsal.

Leave a Reply