Kampionët në Veles për fitoren e parë, Struga mirëpret FC Shkupin

Sot në futbollin vendor në program janë 4 ndeshje të javës së katërt në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”. Skuadra kampione e Shkëndijës në Veles do të kërkojë fitoren e parë të sezonit, me qëllim që të lë mbrapa këtë seri negative, që daton që nga ndeshjet europiane, ndërkohë në qytetin e bukur të Strugës, aty buzë liqenit mejdanin do të ndajnë dy skuadrat shqiptare, Struga Trim Lum dhe FC Shkupi.

Një ndeshje mjaft interesante pritet të zhvillohet edhe në stadiumin më të madh në vendin tonë, arenën “Todor Proeski”, aty ku forcat do ti masin Rabotniçki dhe fituesi aktual i Kupës, Akademia Pandev, teksa në Kratovë, Sileksi do të mirëpret Makedonija GJ.P, që së bashku me Renovën dhe Akademia Pandevin, janë ndër 3 skuadrat e vetme që ende nuk kanë shijuar disfatë në sezonin e ri.

Java e katërt në LPFM mbyllet të dielën me derbi ndeshjen Renova-Vardari, ndeshje kjo që do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Tetovë.

 

LPFM – JAVA IV

Boreci 16:30h Shkëndija
Struga Trim Lum 16:30h FC Shkupi
Sileksi 16:30h Makedonija Gj.P.
Rabotniçki 16:30h TV (Arena Sport,MTV) Ak. Pandev
E diel:

Renova

16:30h TV (Arena Sport,MTV)

Vardari

Leave a Reply