Futsal Shkupi sonte zhvillon ndeshjen vendimtare për kalim në raundin kryesor

Futsal Shkupi sonte do të zhvillojë ndeshjen vendimtare për të kaluar në raundin kryesor të ndeshjeve eliminatore të Ligës së Kampionëve në futsal, njofton “infOSport.mk”. Skuadra nga Çairi do të përballet me kampionët e Letonisë, Lokomotiv Daugavpils, me të cilën skuadër për momentin ndanë pozitën e parë në grupin “B” paraelimiantorë.

Që të dyja skuadrat në dy xhirot e para kanë regjistruar fitore përballë kundërshtarëve të tyre, me Futsal Shkupin që ka gol-averazhin më të mirë. Kjo nënkupton se “bardhekaltërve” nga Çairi sonte do të ju shkonte për shtati edhe një barazim, për të kaluar në raundin tjetër, ku tashmë ka mësuar edhe kundërshtarët e mundshëm, transmeton “infOSport.mk”.

Në raundin kryesor Futsal Shkupi do të bëjë pjesë në grupin 6, e ku si nikoqir do të jetë skuadra kampione e Kroacisë, Novo Vrijeme Apfel, ndërsa gjithashtu për kundërshtarë do të ketë edhe qipriotët e Omonia Nikozia si dhe armenët e Leo.

Ndeshjet e këtij raundi do të zhvillohen në Makarska nga data 8 deri me 13 tetor.

Leave a Reply