Klop ka piketuar transferimin e parë për verën e ardhshme, vjen nga “Serie A”

Siç raporton “Calciomercato”, Liverpulli i është bashkuar Barcelonës dhe Real Madridit në garën për yllin e Napolit, Fabian Ruiz.

Strategu gjerman, Jurgen Klop e ka piketuar atë si përforcimin e parë për verën e ardhshme, mirëpo Ruiz nuk është aspak i lirë.

Spanjolli vlerësohet 70 milionë euro dhe kjo shifër mund të rritet, pasiqë në garë për të janë edhe dy skuadrat gjigande nga Spanja, Barcelona dhe Reali i Madridit.

Napoli e bleu Ruiz për 30 milionë euro dhe mund të përfitojë nga shitja e tij sezonin e ardhshëm.

Ruiz shkëlqeu me Napolin sezonin e kaluar duke shënuar 7 gola dhe 3 asistime.

Leave a Reply