Çairi gati për të mirëpritur derbin e zjarrtë, FC Shkupi – Vardari

Ndeshjet midis rivalëve të vjetër në futbollin tonë vendor, FC Shkupit dhe Vardarit, gjithnjë kanë zgjuar interesim të madh në mesin e futbolldashësve shkupjan. Një gjë e tillë po vërehet edhe për derbin e tyre të parë të sezonit të ri, teksa Çairi dhe tifozët “bardheblu” po bëjnë përgatitjet e fundit para këtij derbi të zjarrtë, ku të dyja skuadrat do të futen për të fituar.

Super goli i Muharem Bajramit ndaj Vardarit

Super goli i Muharem Bajramit ndaj Vardarit Në ato momente FC Shkupi avansoi me rezultatin 2:1, mirë krejt në fund Vardari me anë të Darko Micevskit barazoi shifrat në 2:2, që njëherit ishte edhe rezultati përfundimtarë i këtij takimiFC SHKUPI – VARDARI 2:2

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 4 май 2019 г.

FC Shkupi nuk njeh disfatë në 4 ndeshjet e fundit kundër Vardarit në Çair, stadium ky që gjithnjë ka rezultuar shumë i rëndë për “kuqezinjtë” nga Parku i Qytetit. Aktualisht Vardari ndodhet një pozitë më lartë se FC Shkupi, skuadër kjo që me fitore eventuale do të parakalonte “kuqezinjtë” nga Shkupi, ndërsa mbi të gjitha do të gëzonte tej mase tifo grupin “Shvercerat”, të cilët në ndeshjet ndaj këtij rivali çdoherë kanë qenë në maksimum të përgatitur, duke krijuar atmosferë impozante, që mund të shihet edhe përmes video materialit më poshtë.

⚠️Të mërkurën të gjithë rrugët na çojnë drejt stadiumit të Çairit‼️⚽️FC Shkupi 🆚 FK Vardar🔥Derbi i kryeqytetit, i pari për këtë sezon! ⚪️🔵Qyteti është bardhekaltër, ejani sërish ta dëshmojmë! 😎E mërkurë, nga ora 15:30‼️

Публикувахте от FC Shkupi в Понеделник, 16 септември 2019 г.

Leave a Reply