KB ALBES zhvilloi ndeshjen e parë historike me KB Istogun nga Kosova

Klubi i Basketbollit ALBES sot në Shkup në kuadër të fazës përgatitore ka zhvilluar ndeshjen e parë historike që nga themelimi i saj këtë vit, përballë ekipit të KB Istogu nga Republika e Kosovës.

Të dyja ekipet kanë zhvilluar një ndeshje interesante, ku epërsia për ekipin e ALBES ishte evidente deri në fund të çerekut të III, por përgatitja më e mirë fizike e ekipit nga Kosova vendosi fituesin e këtij takimi, edhe pse rezultati për të dyja ekipet ishte në plan të dytë.

Rezultati përfundimtarë i takimit doli të jetë 62:54 në të mirë të skuadrës së Istogut.

Njëohësit e mirë të basketbollit kanë qenë pozitivisht të befasuar me ndeshjen e KB ALBES, duke e ditur se ky klub ka vetëm 3 stërvitje të cilat i ka realizuar së bashku, ndërsa ekipi në këtë përballje nuk ka qenë i kompletuar, për faktin se disa nga prurjet e reja nuk kanë qenë në formacion njëri për shkak lëndimit, apo edhe për shkak dokumentacionit jo të kompletuar.

Leave a Reply