Shkëndija nuk njeh humbje ndaj Sileksit në ndeshjet e nëntorit

Shkëndija dhe Sileksi nesër në Kratovë do të takohen për të 35-tën herë mes tyre në kuadër të ndeshjeve në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Shkëndija është absolutisht skuadra më e mirë në këto përballje, duke realizuar 22 fitore, përskaj 6 fitoreve të Sileksit, teksa 6 ndeshje mes këtyre dy skuadrave janë mbyllur me barazim.

Gjithashtu vlen të ceket se në 20 ndeshjet e fundit, Shkëndija ka një bilnac impresiv prej 18 fitoreve, një barazimi dhe një disfate. Të vetmen disfatë në këto 20 ndeshjet e fundit Shkëndija e ka pësuar me 06 dhjetor të vitit 2015-të, ndërkohë ndeshja e fundit mes këtyre dy skuadrave e zhvilluar në Tetovë ishte mbyllur me shifrat 5:0 në favor të Shkëndijës.

Ndeshja e së enjtes do të jetë ndeshja e 5-të që këto dy skuadra do ta zhvillojnë gjatë muajit nëntor, në të cilat ndeshje Shkëndija nuk njeh disfatë. 4 ndeshjet e deritanishme mes këtyre dy skuadrave të zhvilluara gjatë këtij muaji ishin mbyllur me 2 fitore të Shkëndijës, ndërsa dy ndeshje ishin mbyllur me barazime.

Leave a Reply