Cikalleshi po  kalon një super formë (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Sokol Cikalleshi, ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me fanellën e Akhisarspor në ligën e dytë turke.

Bomberi kavajas realizoi golin e tretë në fitoren 3:1 që skuadra e tij arriti në shtëpi ndaj Hataispor.

Në sekondat e fundit të lojës, Cikalleshi shënoi emrin në listën e golashënuesve, duke konfirmuar kështu formën e shkëlqyer që po kalon, si me skuadrën e Akhisarspor, gjithashtu edhe me Kombëtaren e Shqipërisë.

Goli i Cikalleshit on Vidnews.

Kujtojmë që Cikalleshi i dhuroi skuadrës së tij, Akhisarspor fitoren edhe në javën e parë ndaj Menemenspor duke realizuar me 11-metërsh.

Në dy aktivizime për këtë sezon me fanellën e Akhisarit, 29-vjeçari ka arritur të gjejë 2 herë rrugën e rrjetës, ndërsa me Shqipërinë ka shënuar në 3 ndeshjet e fundit, edhe atë kundër Moldavisë, Francës dhe Islandës.

Leave a Reply