Ndryshon renditja tabelare, FC Shkupi zbret nga pozita e parë Ak.Pandevin

Akademia Pandev edhe në ndeshjen e katërt rradhazi nuk ka mundur të shënojë fitore ndaj FC Shkupit, ndërsa kjo ju ka kushtuar atyre me humbjen e pozitës së parë në renditjen tabelare në Ligën e Parë Futbollistike, njofton “infOSport.mk”.

Të besuarit e trajnerit Jugosllav Trençovski barazuan 0:0 me FC Shkupin, ndërsa këtë më së miri e shfrytëzoi Vardari, që në arenën “Todor Proeski” mundi Sileksin me rezultatin 3:0, dhe tashmë me 16 pikë udhëheq vallën në elitën e futbollit vendor, duke lënë pas Akademia Pandevin me 15 pikë.

Pas tyre vijon Makedonija Gj.P, që pavarësisht disfatës ndaj Renovës, figuron lartë në tabelë, ndërsa fitorja e 3-të e njëpasnjëshme e Shkëndijës, ka bërë që kampionët e vendit të ngjiten në pozitën e katërt me 10 pikë, po aq sa ka edhe Renova në vendin e 5-të, transmeton “infOSport.mk”.

FC Shkupi me 9 pikë mban pozitën e 6-të, duke lënë pas vetes Struga Trim Lum, që tashmë 4 ndeshje me rradhë nuk fiton, ndërsa në 3 pozitat e fundit ndodhen Rabotniçki, Sileksi dhe Boreci.

LPFM – Renditja Tabelare
# Ekipi Nd. F. B. D. Gol-av. Pikë
1. Vardari 7 5 1 1 11:3 16
2. Ak.Pandev 7 4 3 0 7:1 15
3. Makedonija Gj.P 7 3 2 2 10:7 11
4. Shkëndija 7 3 1 3 8:4 10
5. Renova 7 3 1 3 6:8 10
6. FC Shkupi 7 2 3 2 7:7 9
7. Struga Trim Lum 7 2 2 3 6:10 8
8. Rabotniçki 7 2 1 4 6:10 7
9. Sileksi 7 2 0 5 8:11 6
10. Boreci 7 1 2 4 3:11 5

Leave a Reply