Emini-Useini, dy djemtë e tezës që sot do luajnë përballë njëri tjetrit në derbin e Anamoravës

Derbi i Superligës së Kosovës, midis Gjilanit dhe Dritës sot po zënë vend në shumë media nga rajoni, përfshirë këtu edhe ata në vendin tonë. Kjo ndeshje për neve në Maqedoni është interesante, për faktin se në të dyja skuadrat ka futbollistë nga vendi ynë, ndërsa pa dyshim se e gjithë vëmendjen do të marrë dyshja, Emini vs Useini, dy djemtë e tezës që sot duhet të përballen njëri kundër tjetrit.

“infOSport.mk” i kontaktoi që të dy para ndeshje së madhe, për të cilën jeton i gjithë Gjilani, ndërsa kjo do të jetë hera e parë që Emini dhe Useini do ta përjetojnë derbin e madh të Anamoravës.

“Po normale, është derbi i parë që do luaj. Faktikisht e kam parë më herët, por besoj është ndryshe kur e përjeton në fushë” – thotë Useini.

USEINI, DO JAPIM MË SHUMË SE 100%

“Atmosfera është mjaft e mirë, kemi punuar maksimalisht dhe jemi të gatshëm për të dhëne më shumë se 100%”.

USEINI, KUNDËR EMINIT KAM LOZUR EDHE MË PARË, POR SOT PËR 90 MINUTA NUK E NJOH FARE

“E vërtetë është se kam lozur me gjithë bashkë, por gjithashtu dhe me të gjithë kam lozur kundër. Jemi profesionist, secili e jep më të mirën e tij për ekipin e vetë dhe fanellën që bart, kundër Eminit kam lozur disa herë kështu që asgjë e re, për 90 min nuk njifemi”.

Në anën tjetër Emini thotë se pritshmëritë për këtë super përballje janë shumë të mëdha dhe se e gjithë skuadra do jap maksimumin, megjithatë në derbi të këtillë nuk ka favoritë.

“Normalisht pritshmëritë janë të mëdha dhe ne si ekip do të japim gjithçka nga vetja jonë. Jemi maksimalisht të përgatitur për këtë derbi, por të gjithë e dimë se në derbi nuk ka favorit, të tre rezultatet janë në lojë.

EMINI: I KËNAQUR QË DO JEM PJESË E KËTIJ DERBI TË MADH

“Po, do jetë hera e parë në derbin më të madh në Kosovë dhe jam i kënqur që do bëhem pjesë e këtij derbi. Qyteti i Gjilanit mezi e pret këtë derbi, sepse të them të drejtën njerëzit këtu jetojnë për këtë lojë të madhe”.

EMINI: KUNDËR USEINIT KËSAJ RRADHE DO DALË UNË FITUES

“Me tezakun jo që jam përballur shpesh, por kësaj here do të jemi në derbi të vërtetë dhe them kush është më i mirë le ta fitoj këtë derbi. Besoj se në fund do jemi ne që do festojmë me tifozët tanë”.

Të dyja skuadrat vijnë në këtë takim pas një nisje realisht të mirë të edicionit, pasi aktualisht Gjilani zë pozitën e tretë në tabelë me 12 pikë, ndërsa Drita me një pikë më pak ndodhet një pozitë më poshtë.

Derbi i madh i Anamoravës midis Gjilanit dhe Dritës starton në ora 15:00, ndërsa e njëjta do të drejtohet nga arbitri, Besfort Kasumi, të cilin do e ndihmojnë

Edomnd Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa, ndërkohë arbitër i katërt do të jetë Alban Shala.

Leave a Reply