Bernard Berisha kritikon Edon Zhegrovën!

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll të enjten në Prishtinë mundi minimalisht 1:0 Gjibraltarin, falë golilt të shënuar nga Florent Hasani gjatë pjesës së dytë. Në këtë ndeshje që nga minuta e parë pas një kohe më të gjatë luajti, Bernard Berisha, ndërsa gjithashtu titullarë ishte edhe Edon Zhegrova.

Pas ndeshjes, futbollisti i Akhmat Grozni, Berisha foli për mediat duke shprehur kënaqësinë që luajti për Kosovën pas një kohe të gjatë.

“Kur e marr ftesën gëzohem, pavarësisht nëse do të futem në lojë apo jo, ajo i takon trajnerit. Kam dëshirë të i ndihmoj ekipit” – u shpreh Berisha, i cili gjithashtu

foli edhe për bashkëlojtarin e tij në sulm në krahun e djathtë, Edon Zhegrovën.

“Sa i përket Edonit, mendoj që Edoni ka talent, por që duhet të i ndihmoj ekipit dhe jo të luaj për veten”– tha Berisha.

Leave a Reply