Angellovski: Respekt për Poloninë, por ne do të japim maksimumin

Seleksionuesi i Maqedonisë, Igor Angelovski dhe mbrojtësi i djathtë Stefan Ristovski në konferencën zyrtare për shtyp shpalosën pritjet për duelin e nesërm me Poloninë në kuadër të eliminatoreve për EURO 2020.

„Mirë e dimë se me probleme të këtilla u përballëm edhe para ndeshjes me Slloveninë. Në këtë moment nuk mund të them nëse përfundimisht do të mund të llogaris në shërbimet e gjithë lojtarëve, por patjetër fillimisht të konsultohem me ekipin mjekësorë. 

“Nuk ka rëndësi kundër cilit luajmë, por për çka luajmë. Ne luajmë për diçka të madhe dhe askush nuk mund të na merr të drejtën të kërkojmë rezultat. Respekt për Poloninë, por ne do të japim maksimumin, ndërsa nëse kjo do të jetë e mjaftueshme për rezultat pozitiv do të shohim.

“Mund të them se për momentin kënaqem me këta djem që japin maksimumin në secilin takim. Ja Stefani është pranë meje, e dimë në çfarë situate shëndetësore ishte, por luajti si hero kundër Sllovenisë. Ashtu ishte edhe me Pandevin në Izrael, ashtu ishte me Ademin, Alioskin dhe mos harroj ndonjërin. Jam i sigurtë se ata që do të luajnë do të japin maksimumin.

“Levandovski është lojtari më i rrezikshëm i Polonisë, më ka imprersionuar që kur luante te Borussia Dortmundi. Mirëpo mua më shumë më inspirojnë futbollistët e mij dhe ajo që ata tregojnë për momentin, deklaroi seleksionuesi Igor Angellovski.

Leave a Reply