Ja cilin numër zgjodhi Ferhan Hasani te Helsinki

Ferhan Hasani prej sot edhe zyrtarisht është pjesë e skuadrës së njohur finlandeze të Helsinkit. Ish kapiteni i Shkëndijës me shumë herë kampionët e Finlandës nënshkroi kontratë një vjeçare, ndërsa pasi vuri të zezën mbi të bardhë, ai vendosi edhe për numrin e ri që do të mbajë veshur në fanellë, njofton “infOSport.mk”.

Kësisoj Ferhan Hasani – Buba, te Helsinki vendosi të luaj me numrin 22, numër këtë që e mbante edhe te Brondbi në Danimarkë.

Rikujtojmë te Shkëndija, Ferhan Hasani mbante fanellën me numrin 10-të, që aktualisht mbahet nga Agim Ibraimi.

Leave a Reply