Ja kur inaugurohet “Arena Kombëtare”, caktohen edhe çmimet

Tifozët shqiptarë do të kenë mundësinë që të shohin Kombëtaren e Shqipërisë në një nga stadiumet më të mira në Ballkan. Bëhet fjalë për “Arenën Kombëtare”, e cila do i hap dyert e saj në muajin nëntor.

Edhe pse ishte menduar që ndeshjen e parë ta zhvillojnë kundër Andorrës në “Arenën Kombëtare”, të njëjtën do ta zhvillojnë në “Elbasan Arena”, teksa mysafiri i parë që do të luaj në impiantin e ri do të jetë kampionja e Botës,  Franca, ndeshje kjo që në program është me datë 17 nëntor.

Gjithashtu “Top Channel” raporton edhe për çmimet e biletave se ku do të variojnë. Në këtë impiant të ri bileta më e lirë do të jetë 12 euro, ndërsa mesatarja do të jetë 18 euro. Por përpara se të marrë vendimin përfundimtar, do të jenë përfaqësues të UEFA-s që do ta vëzhgojnë më nga afër në përballjen mes Vllaznisë dhe Apolonisë në kampionatin e femrave.

Leave a Reply