Biletat për ndeshjen Kosovë-Angli pas pak në shitje, mësoni si dhe ku mund ti bleni

Duke filluar nga ora 16:00, pritet të dalin në shitje biletat për ndeshjen midis Kosovës dhe Anglisë, e vlefshme për eliminatoret e “Euro 2020”.

Të njëjtat do të mund ti gjeni në ueb faqen “tiks.app”.

Dje kjo kompani doli me njoftim ku tregoi se “kërkesa për biletat e ndeshjeve të Kosovës është shumë e madhe” dhe se “statistikisht, vetëm 5.5% të kërkesave online arrijnë të sigurojnë biletë”.

Ndërkaq, për kohën kur do të dalin në shitje biletat ka konfirmuar edhe Fedarata e Futbollit e Kosovës përmes një njoftimi, të cilin mund ta lexoni më poshtë.

Njoftimi i plotë nga FFK:
Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se biletat për ndeshjen kualifikuese për Euro 2020, Kosovë – Angli, do të dalin në shitje më 12 nëntor, në orën 16:00. Ndeshja do të zhvillohet, më 17 nëntor, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 18:00. Biletat mund të blihen nëpërmjet platformës online www.tiks.app
Çmimet e biletave janë sikurse në ndeshjet e mëparshme:
Veri dhe Jug 5 euro
Lindje 10 dhe 15 euro
Perëndim 15 dhe 20 euro
VIP 80 euro

Leave a Reply