Interi vihet sërish pas Luka Modriç

Luka Modric pas Anglisë dhe Spanjës, mund të provojë veten edhe në Itali. Është skuadra e Interit që po kërkon shërbimet e mesfushorit të Real Madridit.

Edhe vetë kroati kishte pohuar diçka të tillë, pas një deklarate që kishte bërë ditë më parë, kur kishte thënë se e ndjek “Serie A”.

“Më pëlqen Italia, është afër Kroacisë. E shikoj ‘Serie A’ sepse kam shumë bashkëlojtarë që luajnë atje. Pastaj italianët janë fantastikë dhe kanë një mentalitet të ngjashëm me kroatët. Do të shohim nëse një ditë do të luaj në Itali. Nuk mund të flas tash për këtë sepse unë jam lojtar i Real Madridit. Më pëlqen Reali dhe tash për tash të ardhmen e shoh këtu” – është shprehur Modriç.

Leave a Reply