Shqipëri-Francë, formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare për superndeshjen mes Shqipërisë dhe Francës në stadiumin e ri të kombëtares shqiptare në Tiranë, që tashmë siç e dimë të gjithë, do të mbajë emrin “Air Albania Stadium”.

Duke pasur parasysh se do të jetë kjo ndeshja e parë që “kuqezinjtë” do ta zhvillojnë në këtë impiant, atmosfera pritet të jetë e zjarrtë, ndërsa me siguri se në qendër të vëmendjes pritet të jenë “Tifozat Kuq e Zi”.

Shqipëria nuk ka më gjasa për kualifikim në europian dhe këtë ndeshje do e luajë vetëm për prestigj. Megjithatë, ndeshjet kundër një kombëtare shumë të fortë, siç është kampionja në fuqi i Fotës, Franca, gjithmonë janë të rëndësisë të veçantë, ashtu që pritet të shohim një futboll mjaft interesant.

Ndeshja starton në ora 20:45, ndërsa më poshtë mund të shihni formacionet zyrtare të të dyja kombëtareve.

FORMACIONET ZYRTARE:
SHQIPËRIA: Berisha, Lenjani, Hysaj, Veseli, Djimsiti, Bare, Gjasula, Manaj, Qose, Dermaku, Balaj
PANKINA: Hoxha, Strakosha, Memolla, Memushaj, Seferi, Mihaj, Uzuni, Ndoj, Ismajli, Ramadani, Roshi, Trashi
FRANCA: Mandanda, Dubois, Kimpembe, Varane, Lenglet, B.Mendy, Tolisso, Sissoko, Griezmann, Ben Yedder, Giroud
PANKINA: Areola, Maignan, Pavard, Ndombele, Lemar, Mbappe, Kante, Guendouzi, Zouma, Fekir, Digne

Leave a Reply