Duka paralajmëron bombën, një kampion i madh merr drejtimin e Kombëtares shqiptare!

Numri një i Federatës shqiptare të futbollit, Armando Duka nuk është i kënaqur me Rejan dhe po përgatit ofertën për një tjetër trajner të njohur dhe sërish italian. Bëhet fjalë për trajnerin kampion, Karlo Ançeloti, i cili si duket i ka ditët e numëruara te Napoli.

“Siç e di unë, De Laurentiis po kërkon trajner të ri, më vjen keq për Karlo Ançelotin, unë jam milanist. Do të ishte fantastike nëse ai do të pranonte ofertën për ta marrë drejtimin e Kombëtares”, – ka deklaruar Duka.

Ançelotti është nën presion te Napoli për shkak të rezultateve të dobëta dhe në rast se nuk arrin ta kalojë fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, mund të shkarkohet që në janar.

Duka dëshiron të përfitojë nga kjo situatë dhe synon që ta emërojë pikërisht Ançelotin për trajner të Kombëtares, që do të ishte njëherit edhe emri më i bujshëm që ka drejtuar ndonjëherë “kuqezinjtë”.

Leave a Reply