Angellovski: Vendi i tretë historik, tani fokusohemi për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut i mbylli eliminatoret 2020 me fitore ndaj Izraelit dhe në vendin e tretë në grup. Ky është sukses historik për përfaqësuesen e vendit, pasi asnjëherë më parë nuk ka arritur të përfundojë ndonjë cikël eliminatorë në këtë pozicion.

Seleksionuesi Igor Angellovski pas ndeshjes ka folur për mediat, duke komentuar ndeshjet e këtij cikli.

“Edhe para fillimit të eliminatoreve e pata thënë që Polonia dhe Austria janë favorit. Ne arritëm deri në vendin e tretë, por nëse i shohim në përgjithësi të gjitha ndeshjes, nuk duhej të humbim nga Polonia në shtëpi dhe duhej të fitonim edhe në Izrael, për shkak se me ato pikë, mund të kishim mundësi të luajmë në Kampionatin Europian përmes grupit eliminatorë. Por gjithsesi, vendi i tretë është historic dhe tregon se kjo përfaqësuese është më e mira. Tani duhet të fokusohemi për ndeshjen e plej of-it kundër Kosovës”, deklaroi Angellovski.

Leave a Reply