Ljamçevski refuzon Kamzën, mendon vetëm për FC Shkupin

Zyrtarizimi i Bllagoja Ljamçevskit te FC Shkupi pritet të ndodh shumë shpejtë dhe ai të bëhet futbollisti i parë që do të veshë fanellën e FC Shkupit në këtë afat kalimtarë të dimrit, njofton “infOSport.mk”. Në adresë të tij gjatë ditës së sotme kishte arritur një ofertë nga skuadra e Superligës shqiptare, Kamza, mirëpo që e njëjta automatikisht ishte refuzuar, gjë kjo që shton edhe më shumë zërat për kalimin e tij në rradhët e FC Shkupit.

“Sot më kontaktuan nga klubi i Kamzës. Mirëpo duke pasur parasysh se jam në bisedime e sipër me FC Shkupin, auomatikisht i refuzova. Dua të jem korrekt me drejtuesit e skuadrës nga Çairi, me të cilën skuadër besoj se shumë shpejt do të gjejmë gjuhë të përbashkët dhe se do mirremi vesh për të gjitha detajet shumë shpejt kohë” – u shpreh enkas për “infOSport.mk”, Bllagoja Ljamçevski.

Ky i fundit me shumë gjasa do i bashkohet FC Shkupit, mirëpo një gjë të tillë do të bëjë vetëm pas festave, me 08 janar. Ai kështu pas plotë 15 viteve viteve do të bëhet futbollisti i parë nga Manastiri që do i bashkohet FC Shkupit, pasi më parë fanellën e skuadrës nga Çairi me shumë sukses e mbanin Sasho Zdravevski, Bruno Presilski si dhe Damjan Damjanski.

Leave a Reply