Pas Serbisë, UEFA gjobit edhe Kosovën!

UEFA ka gjobitur Federatën e Futbollit të Kosovës për shkak të hedhjes së vetëm një gjësendi në fushë gjatë ndeshjes kualifikuese mes Kosovës e Malit të Zi e zhvilluar më 14 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në atë ndeshje Kosova falë golave të shënuar nga Amir Rrahmani dhe Vedat Muriqi kishte shënuar fitore 2:0.


LEXO GJITHASHTU: UEFA dënon Serbinë, shkak Kosova!


Vendimi i Organit për Kontroll, Etikë e Disiplinë i UEFA-s ka vendosur të gjobisë FFK-në me 5,000 euro.

Ky organ ka gjobitur edhe Federatën e Futbollit të Malit të Zi për dy raste në po të njëjtën ndeshje, njëra për hedhje të gjësendeve në fushë dhe tjera për rrëmujë të shkaktuar nga turma.

Vendimi për këto shkelje është gjoba prej 15 mijë eurosh.

Leave a Reply