Kafja me numrin një të Shkëndijës, Lazim Destani, e motivoi Gjokën dhe “kuqezinjtë”

Shkëndija të dielën në elitën e futbollit vendor shënoi fitoren më të thellë të këtij edicioni. “Kuqezinjtë” mundën rivalin lokal, Renovën me shifrat tenistike 6:1, duke na rikujtuar në ditët e tyre më të mira.

Megjithatë si duket një motiv shtesë për futbollistët kampion dhe trajnerin e ri Ernest Gjoka, ka qenë kafeja e këtij të fundit me numrin një të Shkëndijës, Lazim Destani gjatë ditës së djeshme.

Me shumë gjasa këshillat, planet, dhe fryma pozitive që ka vetë Lazim Destani, kanë bërë që Gjoka të marrë krahë dhe të besoj edhe më shumë tek vetvetja, por edhe te grupi që ka, të cilët dhanë rezultatin e duhur dhe shenjat e para më serioze se Shkëndija e vjetër po na rikthehet.

Falë fitores së sotme Shkëndija arriti në kuotën e 24 pikëve, vetëm 3 më pak se Akademia Pandevi i vendit të dytë, dhe 7 më pak se lilderi aktual, Vardari, që sot u ndal në barazim 1:1 ndaj FC Shkupit.

Leave a Reply