Nuk mjaftojnë 3 golat e super Pajtim Kasamit, Sioni mundet nga kampionët e Jang Bojs (VIDEO)

Sionit nuk i ka mjaftuar super Pajtim Kasami në ndeshjen e javës së 15-të ndaj kampionëve të Jang Bojs, shkruan “infOSport.mk”. Strugani shkëlqeu në këtë përballje duke realizuar 3 gola, megjithatë ai nuk i’a doli i vetëm të ndal kampionët e Zvicrës, pasi Jang Bojs në fund shënoi fitore 4:3.

Ndeshja nuk nisi mirë për Sionin, pas vetëm pas 3 minutave lojë ndodheshin në disavantazh prej dy golave, pas dopietës së kamerunasit Zhan Pier Nsame.

Megjithatë këtij dy golëshi të sulmuesit mysafir iu kundërpërgjigjë sulmuesi shqiptarë me dy gola të shënuar brenda dy minutave.

Fillimisht në minutën e 22-të Kasami me kokë ngushtoi epërsinë e mysafirëve në 1:2, që vetëm një minutë më pas me të majtën e tij të bombardoi portën kundërshtare. Megjithatë këtu nuk ishte fundi i golave të shënuar gjatë 45 minutëshit të parë, pasi kamerunasi Nsame në minutën e 29-të shënoi edhe golin e tretë për Jang Bojs, që në pushim shkoi me një gol epërsi.

Super Pajtim Kasami shënon 3 gola ndaj kampionëve të Jang Bojs

Super Pajtim Kasami shënon 3 gola ndaj kampionëve të Jang Bojs, megjithatë skuadra e tij Sion, në fund pësoi disfatë 3:4

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 24 ноември 2019 г.

Pajtim Kasami vazhdoi garën me sulmuesin kamerunas, duke iu kundërpërgjigjur në minutën e 69-të, kur nga afërsia sërish me kokë shënoi edhe golin e tretë personal, mirëpo që nuk i mjaftoi Sionit për të marrë një rezultat pozitiv ndaj kampionëve në fuqi të Jang Bojs, skuadër kjo që në minutën e 76-të me anë të Roxher Asale shënoi edhe golin e katërt dhe të fitores.

Falë kësaj “triplete”, strugani Pajtim Kasami arriti në kuotën e 7 golave të shënuar në elitën e futbollit zviceran, apo gjithsej 9 gjatë këtij edicioni, pasi 2 gola të tjerë ka shënuar në kuadër të Kupës, transmeton “infOSport.mk”.

Pas 15 javëve kampionat, Sioni i Pajtim Kasamit dhe Ermir Lenjanit renditet në pozitën e 6-të me 17 pikë, ndërkohë Jang Bojs me 34 pikë vazhdon të mbajë pozitën e parë, tashmë me +4 pikë ndaj Bazelit të shqiptarëve, që dje ishte mundur në transfertën ndaj Servete.

Leave a Reply