Është krijuar një situatë kaotike në Kosovë, sa i takon zgjedhjeve për kreun e FFK-së, që i fitoi Agim Ademi. Një dokument është publikuar nga mediet kosovare, aty ku thuhet se ka pasur shkelje në zgjedhjet për kreun e FFK-së.
Pas gjendjes së krijuar, “FaktePlus” ka kontaktuar me sekretarin e FFK-së, Eroll Salihu, i cili e ka quajtur krejt këtë situatë skandaloze.
“Fillimisht, shikoni kujt i është dërguar letra, njëfarë Bajram Zeqiri, ai në futsal punon, nuk ka lidhje me delegatë. Ai është thirrur për delegat të Kuvendit e asnjë emër të delegatëve nuk e keni. E dyta, shkresën e ka lëshuar dikush në Ministri që nuk ka emër as mbiemër, nuk është shërbimi ligjor. Është shkelje drastike, është shkelje e rëndë kundër OJQ-ve. Këtë me marrë vesh UEFA dhe FIFA, menjëherë na dënojnë”, – ka deklaruar Salihu.