Pasi nuk vazhdoi bashkëpunimin me FC Shkupin, mesfushori transferohet në Bullgari

Pasi i përfundoi kontrata me FC Shkupin, Konstantin Çeshemxhiev nuk gjeti gjuhën e përbashkët për të vazhduar të njëjtën me skuadrën nga Çairi, ndërsa i njëjti sot është prezantuar me fanellën e Slavia Sofjes, njofton “infOSport.mk”.

Çeshmexhiev edicionin e kaluar me FC Shkupin luajti në gjithsej 32 ndeshje, përfshirë këtu edhe 4 ndeshjet në kuadër të Ligës së Konferencës, fillimisht kundër Llapit dhe më pas portugezëve të Santa Klara.

Kujtojmë mesfushori difenziv, i cili mund të luaj edhe si mesfushor qendre te FC Shkupi kishte ardhur nga rradhët e skuadrës boshnjake të Velezh Mostar, derisa do të jetë kjo hera e dytë që do të luaj jashtë Maqedonisë, aty ku kishte luajtur edhe me skuadrat si, Pelisteri, Ljubanci, Makedonija GJ.P, Akademia Pandev, Shkëndija dhe së fundmi FC Shkupi.

Me dy skuadrat e fundit, Çeshmexhiev ishte shpallur kampion në vitet 2019 dhe 2022. (infOSport.mk)

Leave a Reply