KF Gostivari kontakton Ilirid Ademin!

Ilirid  Ademi pasi mbylli aventurën e tij me ekipin e Egnatias, po shijon pushimet pranë familjarëve të tij në Gjermani. Megjithatë me të mësuar lajmin për ndarjen e tij me skuadrën nga Superliga shqiptare, shumë skuadra janë vënë pas shërbimeve të tij, përfshirë këtu edhe skuadrën nga vendlindja e tij, KF Gostivarin.

Informacione të afërta me “infOSport.mk” bëjnë me dije se drejtuesit e rinj ishin ndër të parët që e kontaktuan Ademin, duke i ofruar atij një kontratë të majme, mirëpo e njëjta është refuzuar nga ana e futbollistit, për të cilin interes kanë shfaqur edhe disa skuadra nga Liga e Parë, por njëkohësisht edhe skuadra nga rajoni, përfshirë këtu Kosovën dhe Shqipërinë.

Kujtojmë Ilirid Ademi në karrierën e tij të deritanishme përveç me skuadrën e tij të lindjes, Gostivarin, ka luajtur edhe me Makedonija GJ.P, Renovën, FC Shkupin dhe KF Laçin. (infOSport.mk)

Leave a Reply